Xhafaj 45 minuta takim me drejtuesit e Task Forcës Speciale “Forca e ligjit”, ja çfarë garantoi
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”. Xhafaj ka qenë i shoqëruar nga Drejtori i sapoemëruar i Policisë Ardi Veliu. Burime nga Ministria e Brendshme pohuan se takimi u mbajt paradite në ambientet e Task Forcës dhe ka zgjatur rreth 45 minuta. Ministri Xhafaj garantoi mbështetje për strukturat e “Forcës së Ligjit”, kundër krimit të organizuar si dhe shprehur vlerësim për rezultatet e fundit të operacionit “Forca e Ligjit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



