E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dita Ndërkombëtare e Nënës
Lajme

Dita Ndërkombëtare e Nënës

Dita e Nënës është një festë në nderim të nënave, dashurisë dhe përkushtimit të tyre të madh. Është një festë në nderim të amësisë dhe ndikimit të nënave në shoqëri. Ajo festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme të botës, përgjithsisht në stinën e pranverës.

Përshembull në hemisferën veriore festohet në muajt prill ose maj. Festimi i kësaj dite nisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të shekullit XX. Filloi të festohet për herë të parë nga Anna Maria Reeves në vitin 1908. Soleminisht ajo daton në 10 maj të vitit 1908, dy javë pas vdekjes së nënës së saj, ajo organizoi kremtën e nënës, të quajtur Mother’ Day.

Në vitet që pasuan, Anna nisi një fushatë për ta bërë Ditën e Nënës, një festë të njohur. Ajo kalonte një sasi të konsiderueshme të kohës me organizime për ta promovuar këtë ditë përkujtimore.Anna i ishte dedikuar në mënyrë individuale këtih qëllimi, ajo dha dorëheqjen në punë dhe iu përkushtua krijimit të një shoqate për Ditën Ndërkomëbatre të Nënës për të inkurajuar njohjen kombëtare dhe ndërkombëtare të kësaj feste. Pas përpjekjeve të saj të vazhdueshme, Dita e Nënës u shpall festë kombëtare në vitin 1914 nga presidenti Thomas Woodrow Wilson.

Dita e Nënës festohet gjithmonë të Dielën e dytë e muajit maj. Në Europë ajo nisi të festohej në vite të ndryshme.Në Angli, festimi i saj datin në vitin 1912, në Zvicër më 1917, në vitin 1918 në Finlandë dhe Norvegji, në 1923 në Gjermani dhe 1924 në Norvegji. Kremtimi i kësaj dite, sa vjen dhe bëhet më i dashur dhe më festiv. Kjo festë përcjell mesazhin më të mirë, që t’i respektojmë nënat tona, t’i falenderojmë ato për kujdesin, mundin, sakrificën dhe durimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.