E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kokat e korrupsionit shkëmbejnë urime, Meta letër Dukës për rizgjedhjen për herë të pestë në krye FSHF: Në interes të futbollit kërkohet dialog i hapur
Lajme

Kokat e korrupsionit shkëmbejnë urime, Meta letër Dukës për rizgjedhjen për herë të pestë në krye FSHF: Në interes të futbollit kërkohet dialog i hapur

Dhe kokat e korrpsionit në Shqipëri shkëmbejnë urime me rastin e zgjedhjes së njëri tjetrit. Madje bëjnë thirrje dhe për dialog pasi kanë masakruar sektorin përkatës, që të trajtojnë të nënshtruarit me “qetësi dhe dashuri”.

Kështu presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi, presidentit të FSHF, Armand Duka për fitoret e tij të pestë. Meta në letrën dërguar Dukës, shkruan se “sfidat e këtij sporti kërkojnë një dialog të hapur, profesionalizëm bashkëkohor, lojë të ndershme dhe rezultate sa më të larta”. “Më lejoni t’ju përcjell urimet e mia për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Me këtë rast ju uroj shëndet, suksese dhe energji të reja në detyrën tuaj të rëndësishme. Sfidat në interes të sportit më popullor në vendin tonë kërkojnë një komunitet të bashkuar, një dialog të hapur, një profesionalizëm bashkëkohor, lojë të ndershme e rezultate sa më të larta. Përfitoj nga rasti t’ju uroj të gjithë te zgjedhurve në organet drejtuese të FSHF, për angazhimin dhe punën në përparimin e vazhdueshëm të futbollit tonë e sidomos masivizimin e tij tek të rinjtë dhe fëmijët. Një urim dëshiroj t’i përcjell të gjithë futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, specialistëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të FSHF të cilët me pasion dhe përkushtimin e tyre në të ardhmen të cojmë futbollin tonë në nivelin më të larta. Ju uroj të gjithëve sa më shumë suksese në sfidat e futbollit tonë!”, shkruan Meta në letrën e tij drejtuar Dukës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.