E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kotzias: Kemi kërkuar të hiqet fjala “Çamëri” nga tekstet shkollore shqiptare
Lajme

Kotzias: Kemi kërkuar të hiqet fjala “Çamëri” nga tekstet shkollore shqiptare

Greqia ka kërkuar të mos përmendet emri “Çamëri” në tekstet shkollore shqiptare. Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një letër përgjigje drejtuar deputetit Haris Theoharis.

Duke iu referuar takimit të fundit të komisionit dypalësh për rishikimin e teksteve shkollore, zhvilluar më 18 janar 2018, dhe i cituar nga portali militaire.gr, ministri i Jashtëm grek shkruan:

“Pala greke insistoi në heqjen e kapitullit “Treva shqiptare në Greqi”, që është i papranueshëm dhe ofendues. Ka kërkuar gjithashtu heqjen e referimeve dhe hartave ku zona gjeografike greke paraqiten si “Çamëri” dhe të cilat për fat të keq dëshmojnë se shteti shqiptar mbetet i mbërthyer në koncepte anakronike nacionaliste, të cilat në radhë të parë i bëjnë dëm vetë Shqipërisë”.

Ministri i jashtëm grek shton se i njëjti problem është edhe me Maqedoninë.

“Përmbajtja e teksteve shkollore të FYROM është në shumë vende, problematik dhe kjo ka të bëjë edhe me vetë vendin, për rolin dhe veprimtarinë e elementit shqiptar në rajon gjatë luftës së dytë botërore. Vendi ynë i ka propozuar FYROM krijimin e një komisioni të përbashkët, propozim që është pranuar”, nënvizon Kotzias.

Ministri i Jashtëm grek iu përgjigj me këtë letër kërkesës për interpelancë që kishte paraqitur deputeti i pavarur Haris Theoharis.

Në argumentimin e kërkesës, parlamentari grek nënvizonte që “me gjithë marrëveshjet ndërshtetërore, tekstet shkollore shqiptare e paraqesin Çamërinë të shtrihet gjeografikisht nga Teba deri në Prevezë. Ndërkaq, ministria greke e arsimit i ka bërë ndryshimet në tekstet shkollore greke. Megjithëse kanë kaluar tre muaj, pala shqiptare nuk ka dërguar –ashtu siç ishte angazhuar- tekstet e reja me ndryshimet e nevojshme”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.