Presidenti Meta flet për Universitetet: Sfidat e arsimit kërkojnë reflektim dhe jo arrogancë
Për Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta autonomia dhe liria akademike është jetike për demokracinë.
I ndodhur sot në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Presidenti Meta ka folur edhe për çështjen e shumëpërfolur të ditëve të fundit, atë të pagave të pedagogëve dhe të autonomisë së universiteteve.
‘Standardet e autonomisë universitare dhe lirive akademike janë jetike për demokracinë’, është shprehur Presidenti Ilir Meta.
Sipas tij, ‘sfidat e arsimit të lartë kërkojnë reflektim pozitiv e jo arrogancë’.
Sipas presidenti të Shqipërisë, ‘komunikimi arrogant nuk na ndihmon për të jetësuar reformat’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



