Komisionerët të cilët bëjnë procesin e kontrollit dhe të verifikimit të qytetarëve që pajisen me patenta kanë qënë në shumicën e tyre njerëz pa shkollë, me diploma false dhe të emëruar në kundërshtim me ligjin.
CNA.al me datën 4 shkurt 2018 solli një denoncim ekskluziv, pas informacioneve të siguruar për skandalin e ndodhur në Drejtorinë e Patentave, ku komisionerët që kontrollonin qytetarët ishin me diploma false.
Sot burime zyrtare i thanë CNA.al, se shtetasi me inicialet, S. B., me detyrë komisioner sot ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë personat me iniciale H.XH., me detyrë komisioner dhe J.S, me detyrë përgjegjës i kontrollit fizik janë larguar më përpara.
Mesa duket Arnis Hoxha, drejtori i Patentave të Tiranës ndodhet në një siklet të madh. Atij po i plas në dorë një dosje voluminoze ku janë dhjetëra inspektorë dhe kontrollorë me diploma false të cilët për shumë vite paguhen me taksat e shqiptarëve./ CNA.al