KQZ i jep mandatin deputetit të ri të PD-së
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve me 7 vota pro iu dha mandati deputetit demokrat Astrit Veliaj.
Pasi ish- deputeti Eduart Halimi hoqi dorë nga politika për të vijuar rrugën e juristit, mandati i tij u kthye në “mollë sherri” në PD, për faktin se ai i takonte një gruaje pasi PD nuk kishte plotësuar 30 për qindëshin e kuotës gjinore.
Juvina Jani dhe Monika Qosja vunë në dijeni KQZ se dorëhiqen nga mandati i deputetit dhe për rrjedhojë nuk kanë sjellë në KQZ as formularin e dekriminalizimit.
Astrit Veliaj ka paraqitur gjithë dokumentacionin dhe formularin e dekriminalizimit.
Mazhoranca e akuzoi Bashën se kishte ndërhyrë që mandati t’i kalonte Astrit Veliaj, i cili ka qenë edhe më herët deputet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



