E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit
Lajme

Basha: Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë sot në ditën që simbolizon rrëzimin e diktaturës së Enver Hoxhës në vitin 1991. Basha shprehet se edhe pse kanë kaluar 27 vite, një diktaturë e re po nxjerr krye nga poshtë fasadës së propagandës së qeverisë aktuale. Megjithatë, besimi mbetet tek demokracia, sepse 20 shkurti 1991 është ylli polar që tregon se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë.

Mesazhi i plotë i kryetarit të opozitës Lulzim Basha:

“27 vjet më parë, si në këtë orë, në Tiranë të shtënat e armëve në ish Bllok ishin grahmat e fundit të një regjimi mizor përballë qytetarëve të etur për liri dhe dinjitet!

Tanket që dolën në rrugë, mijëra forca policore bashkë me Sigurimin e Shtetit nuk mundën të ndalin rrëzimin e simbolit të së keqes 45 vjeçare, të monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian. Por, jam i bindur që, së bashku, do t’ia dalim sërish të çlirohemi nga e keqja e re, që ka mbërthyer vendin.

Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, diktatura e korrupsionit dhe diktatura e varfërisë!

Si dita që ndryshoi historinë për shqiptarët, 20 Shkurti 1991, është ylli, ynë polar se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë!”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.