E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhafaj takon ministrin britanik për sigurinë Wallace: Luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar
Lajme

Xhafaj takon ministrin britanik për sigurinë Wallace: Luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj prej dy ditësh ndodhet në Britani, ku ka pasur takim me zyrtarë të lartë.
Xhafaj ka takuar edhe homologun e tij, Ministrin britanik për Sigurinë z.Ben Wallace, ku shprehet se kanë rëndë dakord për një axhendë të përbashkët mes dy vendeve për të luftuar krimin e organizuar.

Përmes një statusi në profilin e tij në Twitter, Xhafaj thotë se ministri britanik shumë shpejt do të vizitojë Tiranën, për të vazhduar axhendën e përbashkët mes dy vendeve.

“Takim shumë miqësor me Ministrin britanik për Sigurinë z.Ben Wallace për një axhendë të përbashkët pune, në interes të bashkimit të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar.

Premtim për asistencë teknike dhe operacione të përbashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët.”, shkruan Xhafaj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.