Sheme Lulo,drejtori që eksperimentoi me qytetarët e Sarandës
Drejtori i tmerrshëm i ujësjellësit të Sarandës Sheme Lulo, mik me ish “rilindasin” Koço të Edi Ramës

Sheme Lulo është bërë “yll” në rrjet.
Ai është drejtor i ujësjellësit në Sarandë, qytetin më të madh turistik në skajin jugor të vendit,
me një rëndësi jetike për ekonominë e turizmit në vend.
Sheme Lulo ka habitur gjithkënd me mendjen e lehtë por perverse, arrogancën e skajshme, kur gjatë një interviste në një media lokale, tha se i ka lënë qytetarët edhe tre ditë pa ujë për të testuar se sa kërkëse ka, por askush nga banorët nuk i ka rënë telefonit të kërkojë.
Sheme Lulo është një personazh i njohur në Sarandë.
Ai është i përkëdheluri i ish deputetit legjendar të Partisë Socialiste në Sarandë, Koco Kokëdhimës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



