E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
15 kg heroinë drejt Zvicrës, katër shqiptarë në pranga
Lajme

15 kg heroinë drejt Zvicrës, katër shqiptarë në pranga

Policia e kantonit St.Gallen në Zvicër ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal, që trafikonte heroinë.

Droga vinte nga Shqipëria dhe shpërndahej në këtë rajon. Në prangat e policisë ranë katër shqiptarë dhe dy serbë, këta të fundit vëllezër. Syri raporton se policia sekuestroi 15 kilogramë heroinë me një vlerë prej të paktën 1 milion franga.

Po ashtu u sekuestruan edhe shumë para cash. Mësohet se serbët shpërndanin drogën. Ishin ata që ranë të parët në prangat e policisë, e cila më pas zbërtheu rrjetin.
Droga vinte në Zvicër nga korrierët shqiptarë dhe më pas shpërndahej.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.