E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
1 ton drogë dhe vrasja e Begallës
Lajme

1 ton drogë dhe vrasja e Begallës

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e Memli Begallës, dy javë më parë në zonën e ish-bllokur në kryeqytet.

ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se, autori i dyshuar vrasjes Denis Demiri dhe ndihmësi i tij Ardian Serezi, nuk kanë pranuar të japin shpjegime lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre.

Ata, kanë mohuar gjithçka lidhur me akuzat e policisë dhe të prokurorisë, duke shtuar se e vërteta do të zbulohet shumë shpjet.

Paravërisht këtyre prentendimeve, Policia e Tiranës, pohon se Demiri dhe Serizi, pas krimit qëndronin të fshehur në një banesë në zonën e Kombinatit. Për këtë ngjarje një tjetër person është shpallur në kërkim, teksa emri tij nuk është bërë i ditur për shkak të hetimit. Dyshimet e grupit hetimor, janë se të prangosurit kishin edhe një shtëpi të dytë që e përdornin si bazë, e cila ndodhet në qytetin e Durrësit.

Po kështu, provat që policia ka administruar dhe referuar në organin e akuzës nuk janë të plota. Përveç disa vëshgimeve dhe përgjimve ambientiale të kryera ndaj Denis Demirit dhe Ardian Serezi, uniformat blu, ende nuk kanë gjetur armën e krimit, e cila u përdor për ekzekutimin e 64-vjecarit, Memli Begalla.

Pista që po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të drogës dhe borxhet e pashlyera. Policia thekson se, në vitin 2014 Serezi u arrestua si i përfshirë në trafikun e narkotikëve, duke u kapur me një ton kanabisi në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Dyshimet janë se, Serezi kishte hyrë garant në emër të Memli Begallës, se paratë e drogës do t’ia shlyente personave të tretë, pasi të dërgonte lëndën narkotike në Greqi. Ky borxh i pashlyer, thekson Policia e Tiranës, dyshohet të jetë shkaku i konflitit katër vjecar, ndëmjet Serezit dhe Begallës. Nga hetimet u zbulua se Demiri dhe Serezi u identifikuan nga kamerat e sigurisë kur kanë hipur në një makinë tip BMW të zezë pas vrasjes. Për të rënë në gjurmët e dy të arrestuarve, ata ishin mbajtur në përgjim për 6 ditë me radhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.