“I ÇOJ MILL PARTIZANËVE”… KUSH ËSHTË SHOFERI I KAMIONIT TË KOKAINËS ME VLERË 180 MILION EURO QË U KAP NË DURRËS
jë sasi rekord kokaine, plot 613 kg e 350 g, është kapur brenda një kamioni me banane mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.
Kokaina kapte vlerë tregu mbi 180 milion euro dhe kishte si destinacion kompaninë në Maminas “Arbri Garden” shpk, me pronar biznsemenin Arbri Çekaj, i shpallur tashmë në kërkim. Në flagrancë sakaq, janë arrestuar Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.Ky i fundit, i cili drejtonte kamionin me drogë, mesa duket ka qenë tejet “transparent” me miqtë e të njohurit e tij sa i takon punës që bënte, shkruan newsbomb.al.
Edhe në përshkrimin në facebook, Armando Pezaku shkruante se punonte si shofer kamioni. “I çoj mill partizanëve”, shkruan te të dhënat kamionisti i kokainës. E pra, “milli” rezultoi kokainë… E ndërsa “partizanët” janë në kërkim, shoferi i kamionit ndodhet tashmë në qeli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




