5 TON MARIJUANË SHQIPËRIE NË ITALI, MES TË ARRESTUARVE EDHE ISH-SHEFI I ANTIDROGËS NË VLORË, PËRBALLJA E HERSHME ME DEPUTETIN E PD
Ditën e sotme një tjetër ngarkesë e madhe me drogë “made in Albania” u kap në tokën italiane.
5 ton marijuanë u kapën sot në Catanzaro të Italisë nga një operacion i Guardia di Finanza-s dhe njësisë policore ekonomiko-financiare të Catanzaro-s, ndërsa në pranga ranë 25 persona, mes tyre 8 shqiptarë.
Ajo që bie në sy është se mes personave të dyshuar si trafikantë të ngarkesës së madhe me drogë është edhe një ish-zyrtar policie në Vlorë.
Bëhet fjalë për Adrian Liçajn, 51 vjeç, ish-shefi i antidrogës në policinë e Vlorës.
Ai dyshohet se është i përfshirë në këtë rrjet trafikimi nga Shqipëria drejt Italisë dhe më gjerë në vendet e BE.
Kush është Adrian Liçaj
Adrian Liçaj nuk është një emër i panjohur edhe në debatet politike, sidomos në vitin 2014.
Në atë kohë, kur ai mbante postin e shefit të antidrogës në Vlorë u akuzua nga deputeti i PD, Edi Paloka si ushtari i Zani Çaushit.
Madje, në atë kohë, Liçaj nisi procedurat gjyqësore për të ndjekur ëështjen në rrugë ligjore pasi akuzoi deputetin e PD për shpifje. Në atë kohë, ai deklaronte se do t’i drejtohet gjykatës dhe prokurorisë, ku do të padisë deputetin për dëmtim moral dhe përbaltje të Policisë së Shtetit.
Kujtojmë ndërkohë, që pak ditë më parë prokurori italian i antimafias, De Raho vuri theksin disa herë në daljet e tij publike se mafia dhe bandat e drogës janë të lidhura me politikën dhe persona të caktuar në polici.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



