Rama : OKB ja fut kot, kokaina nuk është drogë për shqiptarët…
I pranishëm në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Rama tha se nëse do ishte e vërtetë që Shqipëria do ishte përdoruesi nr një i kokainës në botë atëherë Shqipëria do të duhet të kishte të njëjtat shifra të mirëqënies ekonomike të vendeve që janë bashkë me Shqipërinë në ato kategori.
Lidhur me kanabizimin e vendit, Rama sërisht habiti me deklaratën e tij, kur kanabizimin e vendit në mandatin e parë qeverisës e krahasoi me Lazaratin.
“Në 4 vitet e qeverisë sonë, për herë të parë u luftua kanabisi sepse këtu kemi jetuar dhe e mbajmë mend mirë se çfarë ndodhte.
E mban mend mirë edhe Lazaratin. Nuk jam këtu për të bërë asnjë lloj ndarjeje të skenës politike, jam këtu për të bërë një ndarje të qartë të fushës së luftës kundër kanabisit. Kanabisi nuk është luftuar në Shqipëri asnjëherë.
Kanabisi është pickuar ndonjëherë tek tuk por nuk është luftuar kurrë. Dhe ajo që di me shifra është që vetëm nga Lazarati trafikoheshin 900 ton po e dini ju që 900 tonshi nuk është arritur akoma si nivel?
Tonët e dikurshme dhe të sotme janë njëlloj se toni si njësi nuk ka ndryshuar, kilogrami nuk ka ndryshuar është po ai. Ndërkohë cka ne kemi parë qartësisht dhe e kemi bërë publike është se në Shqipëri është mbjellë kanabis kudo”, tha Rama.
Kryeministri tha se Shqipëria ka progres në të gjitha fushat, nëse i referohemi raporteve ndërkombëtare dhe i krahasojmë me raportet e mëparshme.
Pjesë nga Intervista
Zoti kryeministër janë 5 raporte ndërkombëtare që nuk janë shumë inkurajuese për pozitivitetin e punës së qeverisë që ju drejtoni.
Raporti 1 është në gusht të vitit 2017, indeksi kundër pastrimit të parave ku Shqipëria futet në 15 vendet me rrezik të lartë të pastrimit të parave.
Raporti 2 në tetor të vitit 2017 Shqipëria ka humbur 7 vende në raportin për “Doing Bussines”.
Raporti numër 3 nëntor 2017 është raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku Shqipëria renditet në vendin e parë në botë për përdorimin e kokainës për frymë të popullsisë
Është idioësi kjo e treta.
Raporti i 4 Amnesty International Shqipëria ka probleme me drejtësinë, median dhe të drejtat e njeriut dhe mos ndëshkimi për vrasjen dhe zhdukjen e së shkuarës vazhdon në shqipëri .
Raporti i 5 i fundit, në shkurt të 2018 , përsëri kemi Shqipëria në vendet më të korruptuara në Evropë dhe ka rënien me 8 vende, Transparency International.
Së pari një herë të merremi me atë të përdoruesit të kokainës në vend. Nëse do ishte e vërtetë që shqipëria do ishte përdoruesi nr një i kokainës në botë atëherë Shqipëria do të duhet të kishte të njëjtat shifra të mirëqënies ekonomike të vendeve që janë bashkë me Shqipërinë në ato kategori. Këto të dyja nuk shkojnë bashkë. Vendet e varfra apo vendet me nivelin e zhvillimit të Shqipërisë nuk mund ti kapërcejnë vendet të tjera që janë në një nivel zhvillimi shumë më të lartë në këtë lloj “gare” sepse kokaina është një drogë e shtrenjtë dhe është absolutisht e pamundur që Shqipëria të jetë e para në përdorimin e kokainës.
Ja fut kot OKB-ja?
Këto janë të dhëna që merren nga vendet , nga secili vend pra nuk është se vjen OKB këtu me misionet e veta . Në këtë rast bëhet fjalë për të dhëna dhe statistika krejtësisht pa lidhje me realitetin. Ky është konkluzioni që ne kemi nxjerrë nga analiza e këtij raporti . Askush nga partnerët që ne e kemi diskutuar këtë nuk e kupton dot si ka përfunduar shqipëria e para në këtë histori.
Mirë, po e heqim këtë, po 4 të tjerat?
Mos më parapri në çka do them unë. Së dyti nëse do flasim për median. Merrni lexoni raportin për median të cilitdo vend që ju do të preferoni dhe do shikoni që cdo vend bën matjet e veta dhe po ta lexosh raportin mund të dalësh në një konkluzion dhe pot ë mos dish emrin e vendit bëhet fjalë për një konkluzion të gabuar. Sigurisht që ne kemi probleme por edhe ky raport edhe raporte të tjera duhen vënë në kontekst. Dhe kush është konteksti? Është këto raporte dhe këto shifra u shfaqen sot apo janë një vazhdimësi në raport me të shkuarën dhe në rastin konkret në raport me 4,5 vjet më parë. Ne jemi më mirë në Doing bussines, apo jemi më keq.
Edhe më të korruptuar në Evropë ne biem 8 vende më poshtë zoti Kryeministër. Si qenkemi më mirë?
Edhe një herë, nëse do t’i referohemi Transparency International do të shikoni që bëni një analizë të shifrave do të shikoni që nga vendet e rajonit gjithmonë në vite zgjedhore ka një përkeqësim të pozicioneve. Por ajo që unë po iu them është që raportet duhen parë në kontekst. Së dyti po të shikojmë raportet aty ku flitet për pjesën që ka të bëjë me përpjekjen tonë për luftën kundër korrupsionit të përhapur si fenomen i ndërveprimit të qytetarëve me shtetin e kemi në përmirësim. Ajo cka ne na dërmon realisht në atë raport është sistemi i drejtësisë dhe korrupsioni në drejtësi që zë pjesën kryesore dhe sigurisht lidhet pastaj me ndëshkueshmërinë. Ky është një proces.
Për atë të parën për konsumin e kokainës edhe unë isha në dyshim. E njoh mirë atë procesin e trafikut të drogës sepse jam marrë si gazetar dhe unë isha në dyshim për hir të së vërtetës dhe unë e besova po deri diku këta 4 të tjerët si shumë i sforcuar jeni zoti kryeministër.
Unë i sforcuar? Nuk kam asnjë sforcim. Jam thjeshtësisht në pozicionin që po shpjegoj Pse-në e këtyre pozicioneve që ka Shqipëria në ato raporte që përmendët ju. Dhe nëse ju i merrni dhe vendosni këto 4 raporte në raport me raportet paraardhëse do të shikoni që Shqipëria ka progres në të gjitha fushat. Nëse pastaj hyjmë në strukturën përkatëse të çdo raporti dhe marrim psh pse kemi 8 vende rënie në raport me vjet përsa i përket Transparency international do të gjeni këto që them unë sepse ne i kemi analizuar raportet, nuk lexojmë vetëm kopertinën si rëndom bëhet këtu por kemi bërë analizën, pse, si qysh, tek dhe peshën kryesore e zë pandëshkueshmëria dhe sistemi akoma jo efiçent i drejtësisë. Dhe këto ne i dimë nuk ka nevojë të na i thotë Transparency International .
Zoti Rama mbetemi përsëri tek kjo çështje por që lidhet me sigurinë kombëtare. Realisht nuk e kam kuptuar asnjëherë dhe dua ta di si do ta shprehni ju , sa ju ka vënë në siklet gjithë ajo çështja e madhe që ne e etiketojmë “Dosja e madhe e drogës” sepse të marrësh vetëm në këto 4 vite e gjysmë qeveri, është gati një gungë për qeverinë e gjitha ajo që ndodhi me drogën zoti kryeministër. Çfarë ndodhi realisht? A e keni analizuar ose keni bërë investigimin tuaj të thelluar se cfarë ndodhi?
Patjetër! Dhe unë kam një version që nuk është sekret, është publik. E kam thënë dhe e them . Në 4 vite të qeverisë sonë, për herë të parë u luftua kanabisi.
Jo mos e thoni këtë ju lutem.
Po çfarë të them?
U mbush vendi i gjithi me kanabis…
Në 4 vitet e qeverisë sonë, për herë të parë u luftua kanabisi sepse këtu kemi jetuar dhe e mbajmë mend mirë se çfarë ndodhte. E mban mend mirë edhe Lazaratin. Nuk jam këtu për të bërë asnjë lloj ndarjeje të skenës politike, jam këtu për të bërë një ndarje të qartë të fushës së luftës kundër kanabisit. Kanabisi nuk është luftuar në shqipëri asnjëherë. Kanabisi është pickuar ndonjëherë tek tuk por nuk është luftuar kurrë. Dhe ajo që di me shifra është që vetëm nga Lazarati trafikoheshin 900 ton po e dini ju që 900 tonshi nuk është arritur akoma si nivel? Tonët e dikurshme dhe të sotme janë njëlloj se toni si njësi nuk ka ndryshuar, kilogrami nuk ka ndryshuar është po ai. Ndërkohë cka ne kemi parë qartësisht dhe e kemi bërë publike është se në Shqipëri është mbjellë kanabis kudo.
Jo kaq masivisht…
Edhe nje herë nëse mund ta vazhdoj arsyetimin..
Po mund ta vazhdosh por….
Por çfare?
Por kjo është e vërtetë .
Në Shqipëri është mbjellë kanabis edhe më përpara kudo, dhe këtë e tregojnë raportet e policisë . Lidhur me këtë problem, raportet e policisë ishin sekrete. Ishin të mbuluara nga sekreti shtetëror. Ne e hoqëm sekretin shtetëror në 2013 dhe për çdo rrënjë kishte një deklaratë . Mbas Lazaratit pati një reagim në të kundërt dhe është e vërtetë ku ne kaluam në fazë ku nuk ishim plotësisht të përgatitur për të përballuar këtë reagim.
Çdomethënë ishit të papërgatitur?
Kjo është një luftë, nuk është një përpjekje që zhvillohet në studio. Është një luftë në terren. Ka forca që veprojnë dhe kundërveprojnë. Lufta me trafikantët dhe rrjetet e tyre është luftë reale. Nuk është një përrallë, nuk është një video game. Kështu që ne nuk ishim të përgatitur për faktin se ndërkohë që zhvillohej kjo përpjekje bëhej edhe reformimi i policisë së shtetit dhe transformimi i policisë së shtetit.
Të largoni 2mijë oficerë policie në një vit…
Çdomethënë 2 mijë oficerë policie?
Vetëm në 2014 janë hequr nga puna 2 mijë oficerë policie.
Shumë mirë që janë hequr.
2 mijë oficerë policie ? Është masë shumë e madhe.
Janë hequr me masa administrative apo me masa penale. Dakord? Dhe janë hequr pikërisht si rezultat i përpjekjes për ta reformuar dhe pastruar policinë e shtetit. Por ajo që ka rëndësi të thuhet, është se pasi patëm këtë kundra linjë dhe realisht pati një moment ku ne u vumë në difensivë , ne kundër-reaguam përsëri dhe faktikisht ne e pastruam Shqipërinë nga kanabisi apo jo? Këtë nuk e themi ne, këtë e thonë faktet e dokumentuara nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Në 207 Shqipëria u pastrua. Dhe nuk ka shans më që Shqipëria të jetë vendi mbillet kanabis .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



