E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria: Ministri i Arsimit nuk shkarkohet
Lajme

Qeveria: Ministri i Arsimit nuk shkarkohet

Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media ka sqaruar se ministry i Arsimit, Shyqiri Bytyqi nuk do të shkarkohet.

Lajmi.net raportoi se më herët se Haradinaj po e shqyrton mundësinë ta shkarkojë ministrin Bytyqi.

Kjo pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave  për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe ishte pikërisht ministri Bytyqi që kishte shkarkuar Agjencionin e Akreditimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.