Tmerr në Delvinë, vajza hidhet nga dritarja për t’ju shpëtuar grabitësve
Familja e 70-vjeçarit Muslim Osmanit nga Delvina ka përjetuar tmerr mbrëmjen e djeshme.
Persona të pa identifikuar dhe të armatosur i janë futur në shtëpi Osmanit, ku pasi e kanë lidhur dhe torturuar, i kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.
Në shtëpi ka rastisur edhe vajza e tij e ardhur nga Korça, kur për t’ju shpëtuar grabitësve është detyruar që të hidhet nga dritarja e shtëpisë.
70-vjeçari me profesion kambist dhe vajza e tij kanë lajmëruar policinë, ndërsa ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të gjitha provat që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



