Dy hajdutë nga Vlora vihen në pranga
Dy të rinj ranë në prangat e policisë së Vlorës nën akuzën e vjedhjes.
Të arrestuarit janë K. Belaj 20 vjeç dhe E. M 17 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës në lagjen ”Qeriba Dërri”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në depon e banesës së shtetasit V.E., dy grupe motorrash 50 kubik.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



