E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata “rrëzon” Rovena Gashin: Urdhri i Arta Markut ishte i drejtë. Avokati shpërthen në akuza
Lajme

Gjykata “rrëzon” Rovena Gashin: Urdhri i Arta Markut ishte i drejtë. Avokati shpërthen në akuza

Prokurorja e  re me ardhjen në detyrë bëri disa ndryshime, që nuk i pëlqyen vartësve të saj.

Një prej të shkarkuarave ishte dhe Rovena Gashi, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë, dhe e dërgoi çështjen në gjykatë.

 

Gjykata Administrative sot ka marrë vendimin duke rrëzuar pretendimet e Gashit për një shkarkim të pa drejtë.

“Vendimi dhe urdhri nga ana e Kryeprokurores Marku është i ligjshëm dhe në përputhje me kompetencat e Markut”, mësohet të jetë shprehur gjykata.

Pas këtij vendimi avokati Çlirim Gjata shpërtheu në akuza ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative.

Në një prononcim për mediat, Çlirim Gjata, tha se gjyqtarët po i shërbejnë në mënyrë të turpshme pushtetit me besimin se do ti shpëtojnë vettingut.

“Këta gjyqtarë që i shërbejnë pushtetit në këtë formë të turpshme kujtojnë se do të shpëtojnë por askush nuk do ti shpëtojë vettingut. Gjyqtarët kanë nxjerrë tezgat dhe shesin dinjitetin e tyre. Kujtojnë se do të shpëtojnë nga vettingu me këto vendime. Thelbi i këtij vendimi ishte se ky është rregullim i brendshëm në punën e administratës. Asnjë punëmarrës nuk është i sigurtë sot përballë drejtuesit. Me këtë vendim çdo drejtues mund të bëjë gjithçka me punëmarrësin. Çdo drejtues institucioni mund të bëjë çdo gjë dhe e quan si pjesë e rregullit të brendshëm të institucionit që ai drejton. Dhe kjo quhet rregullim i brendshëm”, ishte ky prononcimi Gjatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.