38 vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali, dyshimet e policisë
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në provincën e Legnanos në Itali, aty ku një 38 vjeçare shqiptare humbi jetën.
Gruaja është gjetur e pajetë në shtëpinë se saj, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se ajo mund të jetë vetëvrarë.
Ishin familjarët ata që lajmëruan policinë pasi shqiptarja ishte mbyllur brenda në shtëpi.
Policia ka hapur derën dhe ka gjetur gruan të shtrirë në dysheme.
Edhe pse mori ndihmën e shpejtë ajo ndërroi jetë disa orë më vonë.
Policia nisi hetimet në dy pista, atë të vetëvrasjes dhe të vdekjes natyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



