E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjonaj në Burgun e Peqinit: 100 punonjës me rekorde kriminale
Lajme

Gjonaj në Burgun e Peqinit: 100 punonjës me rekorde kriminale

“Kemi ndërmarrë një reformë rrënjësore në burgje dhe nuk do të ndalemi deri në pastrimin e të gjitha rrënjëve të korrupsionit që janë shtrirë ndër vite e vite të tëra bashkëjetese të institucioneve”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një inspektimi që ka zhvilluar në burgun e Peqinit.

Sipas ministres pastërtia dhe integriteti moral i punonjësve në burgje është objektivi kryesor i reformës, jo si qëllim në vetvete, por si rruga e vetme për  forcimin e sigurisë në burgje dhe një shërbim sa më profesional në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Gjatë verifikimit të bërë nga Ministria e Drejtësisë ka rezultuar se rreth 100 punonjës janë me rekorde kriminale, çka do të thotë se ata automatikisht nuk duhet të ishin bere pjese e  sistemit.

Nga ana tjetër rreth 70 punonjës nuk ju përputhet arsimi me porcionin e punës.

Ministrja e Drejtësisë u shpreh se nuk do të ketë asnjë tolerim në procesin e verifikimit të pastërtisë morale të punonjësve. Të gjithë ata që nuk plotësojnë kriteret do të largohen.

Ministrja Gjonaj është ndalur edhe në sistemin e ri të rekrutimit, me qellim pasjen e një trupe jo te emëruar politikisht dhe sa me profesionale.

Për këtë qëllim në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë do të organizohen testime profesionale për rekrutimin dhe më pas kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen një kursi trajnimi, lidhur me detyrat funksionale të punës në burgje.

Gjatë inspektimit në burgun e Peqinit ministrja Gjonaj kontrolloi nga afër ambientet e burgut dhe dha porosi të veçanta për rregullimin e disa elementëve të tyre. Ajo gjithashtu u takua me të burgosur e familjarë të tyre, të cilët i kanë shprehur ministres problematika të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilave lidheshin më sistemin gjyqësor.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.