Mocioni me debat/ Rama me kufje në vesh, Spaho: Mos dëgjo muzikë, dil atje te dhoma…
Debate pas rinisjes së seancës plenare për mocion me debat me Ramën thirrur nga opozita për skemën e ndihmës ekonomike.

Në foltore ka marrë fjalën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, duke numeruar akuza ndaj qeverise per heqjen nga skema e ndihmes te 30 mije familjeve.

Spaho: Nëse ka nevojë të dëgjojë muzikë ka një dhomë atje, të shkojë e të dëgjojë, kjo tregon seriozitetin se sa seriozisht e merr këtë cështje
Ruci: Kufjet për të dëgjuar më mirë tyja, kthjellët,
Spaho: Kryeministri të heqë kufjet pastaj të vazhdoj unë
Ruci: Ky u nderon, juve sduani, vazhdoni

Nisja e seances
Ndërkohë që në rendin e ditës, Kuvendi ka sot pikë të parë mocionin me debat me Kryeministrin për skemën e ndihmës ekonomike, kryeministri Rama nuk ndodhet në sallë.

Në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho kërkoi nga kryeparlamentari ndërprerjen e seancës, pasi kryeministri nuk është i pranishëm.
Spaho: Si mund të fillojmë debatin, të parashtrojmë cështjet sa kohë që kryeministri nuk ndodhet në sallë, ju sugjeroj të ndërprisni seancën të njoftoni kryeministrin dhe pastaj të fillojmë
Ruçi: Kërkesa juaj është normale, Rama është duke mbërritur, pasi është në takim me kryeministren e jashtme të Kroacisë
Spaho: Nuk mund të vazhdojmë
Ruci: Po c’ke o, pa merak, do vijë, ju ia paraqisni Kuvendit kërkesën, por megjithatë pak pushim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



