‘Heshtja e zgjatur’, lihen në burg të arrestuarit për vrasjen e vjehrrës
Të gjithë të arrestuarit për vrasjen e Lirije Lamit një vit më parë, janë lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Ishte operacioni “Heshtja e Zgjatur” që bëri të mundur zbulimin e kësaj ngjarje, ku një vit më parë, 21-vjeçarja Marjana Çmeta kishte helmuar vjehrrën, ndërsa në policia ishte deklaruar se vdekja e saj kishte ardhur si pasojë e infarkti në zemër.
Pas kësaj ngjarje, nusja kishte shkuar tek hoxha i zonës për të rrëfyer krimin, ku ky i fundit kishte vendosur regjistrimin me kamera të saj, por nuk e denoncoi në polici.
Ai kishte shkuar dhe u kishte thënë familjarëve të Marjanës, por edhe ata kishin vendosur që të heshtin për krimin e rëndë, madje ajo që e bën më të rëndë ngjarjen ishte se në dijeni ka qenë edhe burri i Lirije Lamit.
Të arrestuarit: Marjana Cmeta, 21 vjeç, Agim Lami, 50 vjeç, Hysen Shehu 45 vjeç, Arben Saliu , 41 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



