E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artistët paraqesin projektin e tyre kundër atij të Ramës: Teatrin t’a bëjë shteti, nëse duan kulla…
Lajme

Artistët paraqesin projektin e tyre kundër atij të Ramës: Teatrin t’a bëjë shteti, nëse duan kulla…

Aktori i madh Robert Ndrenika është shprehur kundër idesë dhe vendimit të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erjon Veliaj që Teatri Kombëtar të bëhet me partneritet publik-privat.

Në një diskutim të aktorëve dhe artistëve lidhur me projektin e paraqitur pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, Ndrenika tha se Teatrin duhet ta bëjë shteti, pasi nga partneriteti publik-privat, i fituar del privati dhe jo interesi publik.

“Teatrin duhet ta bëjë shteti, jo privati. Nëse duan të bëjnë kulla, atëherë le ti bëjnë këtu ku është teatri sot edhe nja 3 apo 4, veç atyre 7 apo 8 dhe ne le të na japin sheshin te vëllezërit Frashëri, edhe aty mund të bëhet një teatër i mirë. Pra e kam fjalën se ka disa variante që mund të diskutohen.

Edhe në maqedoni shteti e bëri teatrin, jo vetëm për maqedonasit por edhe për shqiptarët, që shteti u pi gjakun, si i thonë fjalës, dhe ka bërë një teatër shumë të mirë”, tha aktori i madh i skenës shqiptare.

Bujar Kapexhiu tha se në të gjithë Botën godinat e vjetra ruhen, nuk prishen.

Arben Derhemi tha se një projekt i realizuar nga regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu është më ambicioz dhe i pranueshëm nga artistët. “U prezantua projekti nga danezi, ne sjellim projektin e shqiptarit (Kapexhiut)”, tha Derhemi.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.