E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Festa e Sulltan Novruzit, Meta uron besimtarët
Lajme

Festa e Sulltan Novruzit, Meta uron besimtarët

Në festën e Sulltan Novruzit, Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në kryegjyshatën botërore të Bektashinjve në Tiranë, ku dhe ka uruar të gjithë besimtarët.

Meta tha se vlerat e këtij besimi janë dija dhe urtësia, e kësisoj kjo ditë është një moment që do duhet të na bëjë të reflektojmë mbi vlerat e bashkëjetesës në shoqëri.

“Është një privilegj i veçantë që ndodhem sot këtu në kryeqendrën botërore të besimit bektashian duke ndarë mesazhet. Shembulli i Imam Aliut dhe rolet e bektashinjve shqiptarë përbëjnë garanci për të tashme dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi por edhe shoqërisë. Në këtë ditë nxjerrim më shumë në dritë dhe reflektojmë vlerat e bashkëjetesës. Dija dhe urtësia janë tipare të patjetërsueshëm që kanë çuar para besimin bektashian. Ky besim dhe vlera të spikatura një shembull mbarë botëror dhe një garanci se do të trashëgohen dhe në të ardhmen në shërbim të atdheut tonë të dashur. Duke uruar nga zemra në këtë ditë hareje, shprese, gëzuar festën e Sulltan Novruzit, Paqja dhe mirësia mbretërofshin nga hera në zemrën e çdo shqiptari”, tha Meta.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.