E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza për pronën në Dhërmi, Rama kërkesë deputetit Hyseni: Dil dhe…
Lajme

Akuza për pronën në Dhërmi, Rama kërkesë deputetit Hyseni: Dil dhe…

Pas akuzave nga ana e opozitës në adresë të deputetit Alket Hyseni, për tjetërsim prone në Dhërmi, vjen reagimi i parë i kryeministrit Rama.

Kryeministri i ka kërkuar deputeti Hyseni, sot, gjatë fjalës së mbajtur brenda mbledhjes së grupit të PS-së, të dalë të ta sqarojë këtë cështje publikisht.

Alket Hyseni mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje ka deklaruar se pronën e ka shkëmbyer në natyrë. “Gjyqin e fituam 8 here”- ka thene ai.

Nderkohe qe me heret, gjate mbledhjes kreu i grupit, Taulant Balla ka thene se ‘deputeti Hyseni duhet ta sqaroje kete ceshtje’.

Opozita e ka akuzuar me dokumente deputetin Alket Hyseni për tjetërsimin e 11 mijë m2 toke në Dhërmi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.