Pacolli shumë aktiv në rrjetet sociale
Behgjet Pacolli kërkon një komunikim direkt me simpatizantet dhe mbështetësit e tij
Të dashur miq. Prej sot do të mundohem të që edhe në një mënyrë tjetër të bashkëbisedojë me ju dhe secilin qytetarë të Kosovs. Këtë do ta bëjë edhe duke u takuar ose edhe duke komunikuar në rrjetet sociale. Kjo vjen si rezultat i vetëdijes për problemet e rënda sociale në shtetin tonë. Shkalla e lartë e papunësisë është përgjegjësi direkte e mënyrës se si është qeverisur vendi. Qindra e mijëra të rinj të arsimuar bredhin rrugëve në mungesë të një vendi të punës. Për mua është brengosës fakti që edhe sot e kësaj dite krijohen tema dhe probleme artificiale, të cilat kanë vetëm një qëllim: që të krijojnë mjegull dhe t’u largojnë mendjen njerëzve nga mungesa e perspektivës ekonomike. Këta që krijojnë tema artificiale nuk krijojnë mirëqenien e qytetarit. Unë asnjëherë nuk do të ndalem duke kërkuar qe t’u shërbejë në mënyrë që Kosovën ta bëjmë shtet ku qytetari jeton dinjitetshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



