E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma shpërthen ndaj deputetit të PS-së: Kujdes me mua se e shef pastaj
Lajme

Grida Duma shpërthen ndaj deputetit të PS-së: Kujdes me mua se e shef pastaj

Komisioni i Integrimit është përfshirë në debate të ashpër ditën e sotme dhe protagonistë kanë qenë deputetja demokrate Grida Duma dhe socialisti Sadri Abazi.

Sherri ka lindur pasi teksa z.kryeministrja Senida Mesi, po raportonte në këtë Komision, Duma ka qenë duke folur me demokratin Genc Pollo me ish ministrin Bledi Çuçi.

Dhe këtu, Abazi nuk ka duruar më, dhe i është drejtuar Dumës që të pushojë, çka ka bërë që kjo e fundit të shpërthejë ndaj tij.

Debati i zbardhur nga Panorama

Duma flet me Pollon dhe Çuçin…

Sadri Abazi: Pusho ti moj se nuk do te degjojme ty..

Duma: Cfare ke!? Kujdes kur flet..

Abazi: Kujdes une..

Duma: Rri urte, ule zerin…

Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur te duash…

Pollo: Ngrije sa te duash, por mbaje mbyll…

Duma: Kujdes me mua se e shef pastaj..

Abazi: Kujdes thuaji atyre qe komunikon.. Se s’komunikon me mua..

Duma: Kujdes kur flet..

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.