Shefi i Policisë Rrugore në Tiranë, i ka nisur një letër ku i kërkon që brenda 5 ditëve, Xhemil Haluli duhet të paraqitet në komisariatin e policisë rrugore, për të bërë dorëzimin e motomjetit.
Sipas kësaj shkrese, nëse motomjeti nuk do të dorëzohej brenda 5 ditësh, atëherë vlera që ish-polic Xhemili duhet të paguante është 1 milionë e 739 mijë lekë të vjetra.
Pikërisht ky motor të cilin polic Xhemili e kishte përdorur për 22 vite me rradhë, iu dhurua nga ish ministri Tahiri, në ceremoninë e daljes së tij në pension, ku gjatë dekorimit, i pranishëm ishte edhe drejtori i policisë së shtetit asokohe, Haki Çako.
Ky motomjet i është dhënë në kundërshtim me ligjin. Mësohet se dy vite më parë, ky motomjet i është dhënë polic Xhemilit pa asnjë dokument përkatës.
Ka qenë auditi i komisariatit të policisë rrugore në Tiranë, që ka konstatuar këtë shkelje të bërë nga ish ministri Saimir Tahiri dhe ish numri 1 i policisë, Haki Çako.
Ish polici Xhemili ka bërë dorëzimin e motorrit me të cilin punoj 22 vite pa ndërprerje, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i ka kërkuar që të marrë sërisht mbrapsht motomjetin, për të cilin drejtues policie asokohe i kishin premtuar edhe bërien e dokumentave në emër të tij.
I
kërkohet të kthejë motorrin që iu “dhurua” kur doli në pension


