E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasjet e përgjakshme në kufirin Gaza-Izrael, rëndohet bilanci i viktimave
Lajme

Përplasjet e përgjakshme në kufirin Gaza-Izrael, rëndohet bilanci i viktimave

Mijëra palestinezë në Gaza marshuan drejt kufirit izraelit, në nisje të një proteste gjashtëjavore.

Përballja dhe përleshjet s’mund të mungonin, ndërsa autoritetet palestineze raportuan se të paktën 8 persona janë vrarë dhe 750 të tjerë u plagosën, kryesisht nga plumbat e ushtrisë izraelite.

Kjo e fundit njoftoi ndërkohë se ka pasur revolta në të paktën 6 zona përgjatë kufirit, e se ka hapur zjarr ndaj nxitësve kryesorë të tyre.

Palestinezët kanë ngritur 5 kampe përgjatë kufirit për protestën, e cila është pagëzuar me emrin “Marshimi i madh i kthimit”.

Ata kërkojnë që refugjatët të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre, që tani janë në Izrael. Por, Izraeli e cilëson protestën një mbulim për sulme terroriste dhe për shkelje masive të kufirit.

Ushtria izraelite tha se po përpiqet të ndalë njerëzit, që përmes djegies së gomave apo bombave molotov, tentojnë të çajnë kufirin. Tanket dhe snajperat izraelitë janë në kufi dhe gazi lotsjellës po përdoret për t’i larguar palestinezët nga aty.

Përfaqësues të palestinezëve thanë se Izraeli po përpiqet t’i trembë ata me plumba, por u zotuan se nuk do të falin as edhe një centimetër të tokës palestineze.

Palestinezët kërkojnë prej kohësh të drejtën që të kthehen në tokat e tyre, që tashmë janë brenda shtetit izraelit, por Izraeli thotë se ata duhet të vendosen në një shtet të ardhshëm palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.