E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thikë në zemër shokut, kush është Kristjan Shkambi
Lajme

Thikë në zemër shokut, kush është Kristjan Shkambi

Shkodra u zgjua e tronditur ditën e sotme nga krimi i rëndë që ndodhi në këtë qytet, në orët e vona të natës.

Pas një sherri në një lokal mes dy shokëve, 27-vjeçari Kristjan Shkambi i ka ngulur thikën në zemër të riut, Kolë Fermasi.

Mësohet se sherri ka nisur për arsye banale në një lokal në fshatin Hoti i Ri në Shkodër, ndërsa ata kanë dalë jashtë lokalit dhe në përplasje e sipër fizike, Shkambi ka nxjerrë thikën duke ia ngulur shokut të tij.

Goditja ka qenë fatale, duke bërë që 23-vjeçari të gjejë vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar nga policia.

GazetaExpress ka munguar të sigurojë edhe fotot e autorit të krimit, 27-vjeçarit, Krisjtan Shkambit.

“Me datë 02.04.2018 rreth orës 00.30  në fshatin Hot, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjete prerëse (thikë) shetasi K. F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin:

Kristjan Shkambi, 27 vjeç,  banues në fshatin Hot i Ri. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.”, -bëri me dije policia.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.