E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata ja sekuestron tokën me vlerë 2 mln euro në Zvërnec
Lajme

Gjykata ja sekuestron tokën me vlerë 2 mln euro në Zvërnec

Gjykata e Vlorës ka vendosur nën sekuestro dy parcela tokë me sipërfaqe totale 52.000 m2 në zonën e Zvërnecit, të dyshuara se janë përfituar në bazë të dokumentacionit të falsifikuar.

Prokuroria e Vlorës ka nisur kryesisht hetimin për këtë rast, në bazë të të cilit, deri në këtë fazë ka rezultuar se vendimi i dhjetorit të vitit ’97 të gjykatës së Vlorës është i falsifikuar, thuhet se prona i ka kaluar një gruaja vlonjate, Shqiponjë Eminaj (Kamberaj). Në vitin 2013 kjo tokë është regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, po mbi bazën e dokumenteve false.

Pas regjistrimit të kësaj pasurie, e cila kap vlerën e mbi 2 milion Euro, janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretisht ndarje, shitje dhe dhurime, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie.

Njoftimi i prokurorise

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur nën sekuestro dy parcela tokë me sipërfaqe totale 52.000 m2 në zonën e Zvërnecit, të dyshuara se janë përfituar në bazë të dokumentacionit të falsifikuar.

Prokuroria e Vlorës ka nisur kryesisht hetimin për këtë rast, në bazë të të cilit, deri në këtë fazë ka rezultuar se:

Dosja gjyqësore që i përket vendimit civil nr. 3805, datë 23/12/1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si dhe dosja gjyqësore që i përket vendimit civil nr. 147, datë 24/12/1997 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, janë falsifikuar dhe futur në kundërshtim me ligjin në arkivën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ky fakt është provuar nga akti i ekspertimit  tekniko-grafik. Rezulton e provuar se përmes vendimit civil nr. 3805, datë 23/12/1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i cili është tërësisht i falsifikuar, është pasqyruar fakti sikur i janë kthyer në natyrë shtetases Shqiponjë Eminaj (Kamberaj) dy parcela të lira, njëra 30.000 m2; dhe parcela e dytë me sipërfaqe 22.000 m2, pronë e cila ndodhet në bregdet në zonën e Zvërnecit, Vlorë.

Rezulton e provuar se edhe vendimi civil nr. 147, datë 24/12/1997 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është tërësisht i falsifikuar, ku përmes së cilit është pasqyruar fakti i rremë, sipas të cilit është lëshuar urdhri i ekzekutimit për vendimin nr. 3805, datë 23/12/1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Nga hetimi është provuar se pasuria e mësipërme me sipërfaqe 52.000 m2 është regjistruar më datë 21/03/2013, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë. Regjistrimi i kësaj pasurie është kryer mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, e konkretisht dy dosjeve të mësipërme gjyqësore.

Pas regjistrimit të kësaj pasurie, e cila kap vlerën e mbi 2 milion Euro, janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretisht ndarje, shitje dhe dhurime, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme me sipërfaqe 52.000 m2.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.