VIDEO/ Lulzim Popa, babai i 4 fëmijëve, trondit sallën e gjyqit
Popa – gjykatëses: :”Ne populli kuksin, hasian, tropojan, kosovar dhe gjithë populli shqiptar kemi dalë për të mbrojtur Rrugën e Kombit. Ajo është rruga e shqiptarëve. Ajo është rruga e shqiptarëve, jona. Ne nuk kemi vënë barriera atje, barrierën na e vuri shteti: taksa, tatime, aty ku nuk kishte më për t’i përballuar. Në vendin tonë duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar: me taksa, me tatime dhe po na del shpirti, s’kemi ku ta çojmë më tepër.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar dëshminë e trishtë me këtë koment: “Lulzim Popa, nje hero ne sallen e gjygjit, nje baba me kater femije i ben gjyqin Edvin Kristaq Rames dhe narkoregjimit te tij!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



