E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Vritet shqiptari në Itali.

(Bientina- Itali) Pas 24 ditësh në agni, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Cisanello-s, 45-vjeçari Astrit Gerdeci, i cili u godit me kokë një koleg në një zdrukthuari në Bientina.

Sherri ndodhi më 9 Mars brenda “Incontrato Nicola srl”. Edhe agresori është shqiptar: Zinhi Cullhai, 24 vjeç. Tashmë akuza që rëndon ndaj tij, sipas medieve italiane, ndryshon nga plagosje e rëndë në vrasje.

Sherri, sipas hetimeve të deritanishme ndodhi për motive të dobëta. Dyshohet se 24-vjeçari i priste shumë shpejt copat e dërrasës, sipas viktimës dhe ky i fundit nuk arrinte dot që ta ndiqte, për ti vënë në radhë. Ulërimat e dy shqiptarëve që i hakërreheshin njeri-tjetrit u dëgjuan edhe nga kolegë, por u shuan pak më pas.

Deri sa në fund të turnit të punës, Cullahi e Gerdeci ndodheshin të vetëm në dhomat e zhveshjes së punës. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga karabinierët bazuar në dëshmitë e punëtorëve e pronarëve të biznesit, i riu goditi me kokë kolegun, duke e lënë të shtrirë në dysheme.

Goditje që sipas mjekëve të spitalit ku u transportua më pas 45-vjeçari, i shkaktoi këtij të fundit fraktura në kafkë. Fill pas u shtrua në spital, mjekët e vlerësuan gjendjen shëndetësore të 45-vjeçarit të rënduar dhe ai qëndroi në koma. Gjendja nga e cila nuk u zgjua më. Ditën e Pashkës, Gerdeci ndërroi jetë, duke lënë pas gruan dhe fëmijët.

Aktualisht, 24-vjeçari Cullahi po hetohet në gjendje të lirë. Pritet që orët të vijim të vendoset edhe data e kryerjes së autopsisë mbi kufomën, që sipas medieve italiane, me gjasë do të jetë nesër ose pasnesër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.