E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump: Qëndrojmë ushtarakisht në Siri nëse paguajnë arabët
Lajme

Trump: Qëndrojmë ushtarakisht në Siri nëse paguajnë arabët

Angazhimi ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Siri është thuajse i përmbyllur dhe Presidenti Donald Trump la të kuptohej se shumë shpejt mund të japë urdhrin për tërheqjen e trupave nga të gjitha operacionet atje.

“Misioni ynë (mposhtja e ISIS) është thuajse i përmbushur dhe unë do të marr një vendim shumë shpejt, sigurisht në koordinim me aleatët dhe aktorët e tjerë të rajonit”, deklaroi të martën shefi i Shtëpisë së Bardhë në një konferencë të përbashkët me udhëheqësit e tre vendeve baltike.

Kjo do të thotë se Uashingtoni nuk përjashton që të vazhdojë angazhimin ushtarak në Siri, por me një kusht.

“Arabia Saudite është shumë e interesuar në lidhje me vendimin tënd. Ata kërkojnë që ne të qëndrojmë, por unë u thashë, që nëse duan që të qëndrojmë, ata duhet të paguajnë për këtë”, vijoi ai.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Donald Trump kishte patur një bisedë telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al Saud.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.