E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I theu hundën, dhëmbin e la pa ndjenja. Si e pësoi greku që masakroi shqiptarin
Lajme

I theu hundën, dhëmbin e la pa ndjenja. Si e pësoi greku që masakroi shqiptarin

E peson keq greku qe rrahu barbarisht nje shqiptar ne Zvicer. Përleshja e dhunshme ndodhi në 25 mars 2017 në “Club Vior” të rrugës Löëwenstrasse, ku një 29 vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë, ndërsa për këtë u arrestua një automekanik (24) nga Dübendorf.

topelement-587x384

24 vjeçari grek kishte lindur në Cyrih, ndërsa të enjten doli përpara gjykatës për veprën penale. Ai kishte qëlluar shqiptarin me grushta në fytyrë, duke e shtrirë përtokë.

 

Shqiptari mori lëndime të rënda: theu hundën, një dhëmb dhe mori tronditje në tru. Për këtë është fajësuar 24 vjeçari grek, i cili gjithashtu përgjatë një përleshje kishte kërcënuar me vdekje një shofer dhe bashkëudhëtar, shkruan albinfo.ch.

“Grushtat ishin vetëm një tërheqje veshi”

Përpara gjykatës greku ishte i qetë dhe i qëndrueshëm, por sipas tij nuk kishte ndodhur ngjarja aq keq. 24 vjeçari ka mohuar kërcënimet me vdekje. Përveç kësaj ai shtoi se në vend të grushtave ka pasur vetëm tërheqje veshi dhe shkelmat nuk kishin qenë masive, por vetëm goditje të lehta.

Por ndryshe e pa ngjarjen Gjykata. Ajo foli për një vepër brutale dhe e dënoi grekun për këte akt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.