E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
30 vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë/ Lë një letër për mbesën dhe dy fëmijët.
Lajme

30 vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë/ Lë një letër për mbesën dhe dy fëmijët.

Një 30 vjeçare nga Rroskoveci i Fierit, i ka dhënë fund jetës ditën e somte, pasi ka pirë fotoksinë. Burime për Syri.net bëjnë me dije se 30 vjeçarja është gjetur e shtrirë në zonën e Lungomares në Vlorë dhe është dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Mësohet gjithashtu se 30 vjeçarja kishte probleme ekonomike, ndërsa la pas dy fëmijië të moshës 8 dhe dy vjeç.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se 30 vjeçarja para aktit fatal i kishte lënë një letër mbesës në Fier ku i kishte thënë se do të vetëvritej dhe më pas ishte nisur drejt Vlorës.

Pas kësaj ngjarjeje nq morgun e Vlorës kanë mbërritur familjarët e 30 vjeçares për të tërhequr trupin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.