E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Franca kërkon takim urgjent të OKB-së për sulmin kimik në Siri
Bota

Franca kërkon takim urgjent të OKB-së për sulmin kimik në Siri

Më herët Mbretëria e Bashkuar kërkoi një hetim urgjent, ndërsa Papa Françesku tha se asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve kimike. Si zakonisht, Rusia dhe Siria mohojnë të ketë pasur sulm me armë kimike, por pjesa tjetër e botës duket e bindur për të kundërtën, aq sa Trump e quajti presidentin Asad kafshë.

Në një seri mesazhesh në Twitter, Trump akuzoi drejtpërdrejtë presidentin rus Vladimir Putin, Rusinë dhe Iranin për mbështetjen që i japin Asadit, ndërsa kërcënoi se çmimi do të jetë i shtrenjtë për këtë sulm. Në mesazhet e tij Trump ironizoi edhe ish presidentin amerikan Barack Obama, duke thënë se nëse ai do të respektonte kërcënimin e vijës së kuqe për Sirinë, tashmë Asad do të ishte histori.

Qyteti i Doumës është fortesa e fundit rebele brenda Gutës Lindore në afërsi të Damaskut dhe sulmi i dyshuar me armë kimike tregon që regjimi është i gatshëm për gjithçka për të rimarrë kontrollin e zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.