E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Radarët e shpejtësisë së policisë rrugore jashtë parametrave, ja si falsifikohen të dhënat…
Lajme

Radarët e shpejtësisë së policisë rrugore jashtë parametrave, ja si falsifikohen të dhënat…

Radarët e shpejtësisë të policisë rrugore janë jashtë parametrave të përcaktuar nga ligji. Këtë pretendojnë avokatët Altin Goxhaj dhe Erald Aga që kanë nisur një betejë ligjore me policinë rrugore. Përmes një komenti në rrjetet sociale, Goxhaj bën të ditur se punonjësit e policisë rrugore ndërhyjnë në të dhënat e radarëve duke shënuar, shtuar e modifikuar të dhëna të ndryshme nga ato që radari kap duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 186/a Kodit Penal “Falsifikim Kompjuterik”.

Postimi i Altin Goxhaj

Sot Studio Ligjore Aga & Goxhaj Laë Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) nis betejën ligjore me policinë e rrugore në lidhje me RADARËT E SHPEJTËSISË ku do të vërtetojmë që janë jashtë parametrave të përcaktuar nga ligji si edhe që punonjësit e policisë rrugore ndërhyjnë në të dhënat e radarëve duke shënuar, shtuar e modifikuar të dhëna të ndryshme nga ato që radari kap duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 186/a Kodit Penal “Falsifikim Kompjuterik”.

— Do të hedhim në erë të gjithë sistemin e radarëve të shpejtësisë dhe gjobëvënies në formë banditeske të policisë rrugore ndaj çdo qytetari i cili ska as kohë e as nerva për t’iu kundërvënë shtetit dhe qeverisë, por ne si studio ligjore i kemi me qejf të madh këto gjyqe. ????

— Komisioni i Policisë Vlorë (OASH Vlorë), punonjës policie rrugore që shkelni ligjin dhe manipuloni të dhënat bëhuni gati të përgjigjeni para ligjit.

https://www.facebook.com/altingoxhaj.al/videos/2068923980062143/

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.