E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 44 vjeçari që tentoi të fuste në Shqipëri TRE PISTOLETA
Lajme

Kush është 44 vjeçari që tentoi të fuste në Shqipëri TRE PISTOLETA

I janë sekuestruar 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock” si dhe 25 fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar;

Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.P.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock”, 25 fishekë.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

-Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.