Basha : Misioni ynë i vështirë për të bindur gjermanët për hapjen e negociatave
“Jemi sot – rrëfen Basha në video, – në seancën veçantë më të vështirë dëgjimore, të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të Komisionit për Çështjet Europiane, të Komisionit të Punëve me Jashtë, ku është një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti: znj. Vokshi, z. Bylykbashi.
Dhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, luftën kundër korrupsionit, kanë të bëjnë me reformën në drejtësi dhe qëndrimi në tërësi është skeptik porsa i përket hapjes së negociatave.
Detyra më e vështirë e gjithë kësaj vizite është të bindim këtë komision sot që nga njera anë problemet reale në Shqipëri, që ekzistojnë dhe këta kanë raportimet e tyre, objektive dhe konkrete dhe nga agjensitë e ligjzbatimit dhe organet e tjera gjermane dhe europiane,që nga ana tjetër ëkto probleme mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave. “
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



