E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Nikoll Lesi po sulmon gjyqtaren Elvana Çiçolli
Publik News

Pse Nikoll Lesi po sulmon gjyqtaren Elvana Çiçolli

Gazeta, nën pronësinë e Nikoll Lesit shkruan kundër gjyqtares më 10 prill se ‘KLD fle gjumë mbi dosjen’ e saj, ndërsa vetëm 2 ditë më parë se ‘Çiçolli po hetohet nga KLD’.

Me devizën e ‘Reformës në Drejtësi’ gazeta e Lesit moralizon që në hyrje të shkrimit se duhet të jetë pikërisht kjo reformë më së pari e pamëshirshme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë. Dhe si të mos mjaftonte një shkrim i parë, sërish në të dytin për gjyqtaren thuhet se ka dhënë vendime të kundraligjishme, në lidhje me ujësjellësin e Përmetit.

Shkrimet e publikuara nga ‘Koha Jonë’

Por pse po sulmohet nga Nikoll Lesi gjyqtarja Elvana Çiçolli? A është rasti i një hulumtimi profesional rreth shkeljeve të pretenduara dhe kryerja e detyrës së një redaksie për të ndjekur interesin publik apo pas këtij shenjëstrimi fshihet diçka tjetër?

Hashtag.al mësoi nga një hulumtim i thjeshtë se pronari i gazetës ‘Koha Jonë’ Nikoll Lesi është në konflikt të pastër interesi me gjyqtaren, objekt të shkrimeve të tij. Lesi ka kërkuar nëpërmjet një padie civile dëmshpërblimin prej 1.4 miliardë lekë të vjetra për djegien e redaksisë së gazetës vite më parë dhe gjejeni pak se cila ka qenë gjyqtarja që i ka rënë shorti për të dhënë vendimin? Elvana Çiçolli.

Pikërisht, pas humbjes së çështjes, ku Lesit iu bë e qartë se nuk mund t’i drejtohej gjykatës pas 15 vitesh për të përfituar një dëmshpërblim të tillë, nis sulmi me 2 shkrimet kundër gjyqtares. /Hashtag.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.