E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Shkatërrohet banda e grabitësve në Vlorë mes të proceduarve dhe të mitur
Lajme

EMRAT/ Shkatërrohet banda e grabitësve në Vlorë mes të proceduarve dhe të mitur

Policia e Vlorës ka finalizuar një operacion ku në përfundim të tij janë arrestuar  6 persona dhe disa të tjerë janë  proceduar  në gjendje të lirë.

Mësohet se këtë persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin grabitur disa dyqane, shtëpi dhe  biznese të tjera.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor “Mesnata”.

Zbardhen dhe dokumetohen një sërë vjedhjesh të kryera në qytetin e Vlorës.

Arrestohen 6 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Struktuarat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndryshme të kryera në qytetin e Vlorës, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Mesnata”, në të cilin janë arrestuar shtetasit :

Eduart Murati, 45 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë

Beqir Murati, 22 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë

Olsian.A., 18 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë

Arklejd.M., 18 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë

Markel Stara, 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë

I.T., 16 vjeç, banues në Vlorë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, shtetasit me iniciale M.L., dhe A.V., të dy banues në Vlorë.

Policia e Vlorës pas një pune intensive dhe profesionale, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të kryera prej shtetasve të mësipërm, të cilët vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dhe konkretisht :

Më datë 19.04.2018, në lagjen “Isa Boletini”, kanë vjedhur me thyerje, lokalin Bar-Kafe në pronësi të shtetases A.L., ku kanë marrë sende të ndryshme, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Më datë 16.04.2018, kanë vjedhur me thyerje, minimarketin e shtetasit R.Rr..

Më datë 15.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.Q..

Më datë 09.04.2018, kanë vjedhur me thyerje objektin gomisteri, pronë e shtetasit N.Zh..

Më datë 02.04.2018, kanë tentuar të vjedhin  dyqanin e shtetasit D.M..

Më datë 02.04.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.H..

Më datë 21.03.2018, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit R.H..

Më datë 09.03.2018, kanë vjedhur me shqyerje brave, lokalin në administrim të shtetases E.T..

Më datë 27.02.2018, kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetases E.B..

Më datë  16.02.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit L.P..

Më datë 01.02.2018 kanë vjedhur në banesën e shtetases A.Z..

Më datë 06.01.2018, kanë vjedhur një pompë uji.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.