E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua për vrasjen e MARIO MAJOLLARIT/  Kastriot Gjuzi zgjedh heshtjen
Lajme

U arrestua për vrasjen e MARIO MAJOLLARIT/  Kastriot Gjuzi zgjedh heshtjen

Ndërkohë mësohet se policia ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Gjuzin që të arratiset.

Arrestimi i Kastriot Gjuzit në Kosovë, reagon Policia shqiptare: U bë falë bashkëpunimit me…

Pas arrestimit të shtetasit Kastriot Gjuzi ditën e djeshme policia ka dhënë informacionin zyrtar.

Sipas policisë arrestim i Gjuzit, u bë pasi shkëmbim i informacionit mes policisë së Kosovës dhe Shqipërisë u bë në Kohë reale.

“Shtetasi i mësipërm me qëllim shmangien e hetimeve ndaj tij kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil në “Republikën e Kosovës”, ku dhe u kap nga Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës në DVP Tiranë në bashkepunim me Prokurorinë u bë ndalimi i shtetasit të lartpërmendur”, shkruan ndër të tjera policia në njoftimin e saj.

Njoftimi i policisë

Shkëmbimi i informacionit në kohë reale mes Policisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës si dhe falë gatishmërisë së Policisë së Kosovës për të bashkëpunuar, çoi në kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit M. M.

Shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare të Kosovës, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim nga Policia Shqiptare:

– Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, i lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.04.2018, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku u vra me armë zjarri shtetasi M.M.

Shtetasi i mësipërm me qëllim shmangien e hetimeve ndaj tij kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil në “Republikën e Kosovës”, ku dhe u kap nga Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës në DVP Tiranë në bashkepunim me Prokurorinë u bë ndalimi i shtetasit të lartpërmendur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale të ”Vrasjes për gjakmarrje” dhe ”Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.