Ish-Kryeministrit: Rama duhet rrëzuar si Enveri
Kjo edhe për faktin se gjatë javës nuk do të ketë seancë plenare, çka duket se vëmendja e ligjvënësve demokratë do të përqëndrohet tërësisht janë Kuvendit.
Sikundër raportohet, kreu demokrat Lulzim Basha ka kërkuar nga deputetët që të denoncojnë korrupsionin qeveritar, tenderat dhe inceneratorët. Gjithashtu mësohet se kreu demokrat ka kërkuar mbështetjen e çdo proteste qytetare nga deputetët e PD-së dhe vijimin e takimeve me qytetarët për të dëgjuar problemet që ata kanë.
Gjithashtu raportohet se ish-kryeminstri Sali Berisha mësohet të jetë shprehur se grupi parlamentar i PD-së duhet të mbështesë çdo protestë qytetare. Mësohet se Berisha është shprehur se jo gjithmonë duhet që opozita t’i thotë njerëzve të ngrihen në protestë, por duhen mbështetur protestat, ndërsa është shprehur se Rama duhet rrëzuar si Enveri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



