E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Shkatërrohet banda e drogës,  shqiptarët që shisnin kokainë
Lajme

VIDEO/ Shkatërrohet banda e drogës, shqiptarët që shisnin kokainë

Tre qytetarë shqiptarë janë arrestuar në kuadrin e një operacioni anti-drogë të karabinierëve në Riçione e Misano.

Hetimet kanë nisur që verën e kaluar për shkatërrimin e bandës që merrej me shitjen e kokainës në të gjithë zonën në jug të provincës së Riminit dhe në Gabiçe.

Të arrestuarit janë një çift të fejuarish, 48 e 28 vjeç, residentë në Gabiçe, plus një 30-vjeçar banor në Cattolica.

Grupi shfrytëzonte shqiptarë që shkonin në Itali për turizëm, të cilët i akomodonte në apartamente me qira. Ndryshimi i shpeshtë i shpërndarësve u jepte mundësi për të shpërqendruar hetimet.

Karabinierët kanë vërtetuar se treshja ka përdorur të paktën dhjetë shpërndarës me kohë të pjesshme, ndërkohë që furnizonte tridhjetë përdorues kokaine, të gjithë në moshë madhore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.