FOTO/ Arrestohen në makinën e kreut të PS Kavajë dy të kërkuar për trafik droge
Dy persona të kërkuar për trafik droge janë arrestuar pasditen e sotme në qytetin e Kavajës në bazë të një aksioni të Forcave të Posaçme Operacionale të Tiranës.
Të arrestuarit janë Ramadan Shabani 28 vjeç dhe Enred Duka 28 vjeç, të dy nga Kavaja.
Foto nga momenti i arrestimit të dy personave që kanë qenë në kërkim. Dëshmitarët nga terreni thonë për Syri.net se në momentin e arrestimit, dy personat janë kapur në makinën e kreut të PS-së në Kavajë.
Shabani dhe Duka kanë masë sigurie arrest me burg nga Gjykata e Kavajës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



