Bushati tha se është i pari rekomandim që merret pa kushte. Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se në komision mungonin deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa ishin të pranishëm ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Rruga drejt Europës kërkon transformim të Brendshëm. Ulja në tryezën e bisedimeve nuk na i zgjidh gjërat me magji”, deklaroi Bushati.
Sipas ministrit Bushati, lufta kundër korrupsionit, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe liria e medias kanë bërë progres dhe vlerësohen maksimalisht nga Komisioni.



