E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PERPLASJA ME ARME ZJARRI NE TIRANE
Lajme

PERPLASJA ME ARME ZJARRI NE TIRANE

 Zbardhet ngjarja, dy të rinjtë tentuan të vrasin…

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në bulevardin “Bajram Curri” ku pati të shtëna me armë zjarri.

Policia shpall në kërkim 2 shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu arrestohet një shtetas për përkrahje të autorit në krim.

Specialistët e hetimit të krimeve ndaj jetës dhe pronës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shpallën në kërkim shtetasit :

– A. Gj., 22 vjeç, banues në Tiranë

– Xh. H., 23 vjeç, banues në Tiranë

Këta dy shtetas, ditën e djeshme rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, (i cili ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë) dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel” në përdorim të shtetasit M. Gj.

Gjithashtu u arrestua shtetasi :

– M. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka ndihmuar dy autorët të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u proçedua në gjëndje të lirë shtetasi A. B., 25 vjeç ( i dëmtuari ), pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe Municionit”, në ngarkim të shtetasve A. Gj., dhe Xh. H., parashkuar nga neni 76/22/25 të Kodit Penal, për veprën penale “ Përkrahje e autorit në krim” në ngarkim të shtetasit M. Gj., parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike” në ngarkim të shtetasit A. B., parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.