Sot u njoftua se personi i aksidentuar është Martin Nika, shefi i njësisë operacionale të Gardës. Ai ka humbur jetën disa orë më vonë në spital për shkak të përplasjes. Policia arrestoi 31 vjeçarin Albert Memia që ishte në drejtim të automjetit Volkswagen Passat.
Kush ishte Martin Nika
Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës, Martin Nika, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi u përplas nga një makinë para Kryeministrisë.
Albert Memia, 31 vjeç, drejtuesi i një mjeti tip “Volswagen” është prangosur menjëherë nga Policia, pas përplasjes.
Në momentin e përplasjes, Nika ishte duke kontrolluar shërbimet e Gardës para Kryeministrisë.
Martin Nika, 50 vjeç, ka qenë një nga oficerët e Gardës në protestën e 21-janarit ku ngelën të vdekur 4 protestues.
Nika ka qenë shoqërues i shumë personaliteteve botërore që kanë vizituar vendin tonë.
Shefi i Operacionales ka shoqëruar Papa Franceskun në vizitën e tij në Shqipëri, në shtator të 2014-ës.
Nika ka qenë prezent në ekipin mbrojtës të ish-Presidentit amerikan, George Bush në vizitën e tij në Shqipëri. Ai ka shoqërur dhe zonjën Clinton kur kjo e fundit vizitoi Shqipërinë.






